
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë ndër çiftet më të komentuara në medien rozë. Këngëtarja ësht shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht fotot dhe momente nga jeta e saj private.
Së fundmi ajo ka publikuar një video ku bisedon me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën dhe e pyet se “ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.” Ndërsa ai kthen me humor, duke i thënë se po shkon të pijë kafenë.
“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta krahas videos së postuar në Instagram.
Video e marrë nga Instagrami/ © Credits: Llogaria e Rezarta Shkurtës:
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë
Ermal Hoxha: Edhe unë ty
Rezarta Shkurta: Ku po ikën?
Ermal Hoxha: Po dal
Rezarta Shkurta: Ku po del?
Ermal Hoxha: Të pi kafenë
Rezarta Shkurta: Çfarë do u thuash grave e gocave po të panë?
Ermal Hoxha: Jam i martuar.
Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë.
Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo
Rezarta Shkurta: Vdes për ty!