Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti është sërish në pritje të ëmbël. Vitin e kaluar ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë djalin, Andreas, si fryt i dashurisë me sipërmarrësin shqiptar Ami Mëzezi.

Çifti nuk ka pritur gjatë për të rritur familjen dhe sot kanë zbuluar se po presin bebin e dytë.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku Lorena shfaqet me barkun dukshëm të rrumbullakosur.



