Shëndetësi

Çfarë i bën trupit konsumimi i tepërt i sheqerit

Ushqimet e ëmbla nuk kanë reputacionin më të mirë: nga pijet e gazuara të ëmbla deri te karamelet dhe ëmbëlsirat, të gjithë ndoshta kemi përjetuar efektet e konsumimit të tepërt të sheqerit dhe përpjekjes për të bërë një ndryshim pozitiv për ta reduktuar marrjen e tyre.

Megjithatë, sa sheqer është shumë? Çfarë i bën sheqeri trupit kur konsumohet shumë?

Doza ditore e rekomanduar e sheqerit nga Shoqata Amerikane e Zemrës është 25 gramë në ditë për femrat ose 36 gramë në ditë për meshkujt.

Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë një sërë efektesh anësore në vetvete dhe gjithashtu mund të lidhet me ngrënien e tepërt në përgjithësi. Sheqeri nuk është një ushqim i kënaqshëm në vetvete, të themi, siç mund të jetë një ushqim i pasur me fibra, si brokoli ose një ushqim i pasur me proteina, si gjoksi i pulës. Kjo do të thotë që mund ta konsumoni lehtësisht dhe në sasi të madhe në të njëjtën kohë.

Konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar mund të ketë një sërë pasojash negative shëndetësore – sipas ekspertit Wan Na Chun nga One Pot Wellness.

“Kjo mund të çojë në shtim të peshës, akumulim të yndyrës viscerale dhe rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, që është shkaku kryesor i vdekjes në botë”, është shprehur ajo, citon Eat This, Not That!.

Gjendjet shtesë shëndetësore të lidhura me shumë sheqer përfshijnë:

Obeziteti

Inflamacioni

Trigliceridet

Diabeti

Presioni i lartë i gjakut

Sëmundjet e zemrës

Sëmundja e mëlçisë yndyrore

Megjithatë, konsumi i moderuar i sheqerit mund t’ju ndihmojë t’i kënaqni dëshirat, t’i shijoni ushqimet tuaja të preferuara dhe të jeni akoma të shëndetshëm.

Ekspertët pajtohen se shmangia e plotë e sheqerit nuk është ndoshta zgjidhja më efektive, por përkundrazi se të mësoni se si të shijoni sheqerin si pjesë e stilit tuaj të jetesës duke marrë parasysh shëndetin tuaj është një alternativë më e mirë.