Lajme

Rita Ora këngë për nënën, videoklipi me pamje nga fëmijëria e këngëtares

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Shape of Me” e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban.

Kënga është një dedikim për nënën e saj në ditëlindjen e 60-të. Më herët këngëtarja Rita Ora i ka uruar nënës Vera Orës ditëlindjen përmes një urimi emocionues në rrjetet sociale.

Ky projekt i relizuar sëbashku Keith Urban do të jetë një vlerësim për të gjitha gratë në botë. Ajo që e bën edhe më te veçantë këtë këngë është videoklipi.

Në videoklipin e këngës

Vera Ora, pjese e videoklipit ‘Shape Of Me” Ritra Ora (feat. @KeithUrban)

Nëna e Ritës, Vera babai i saj Besniku, motra e madhe Elena, 35 vjeç dhe vëllai më i vogël Don, 25 vjeç shihen gjithashtu në këtë videoklip në momente të ndryshme.

Rita nuk ngurron të shprehë gjithë vlerësimet për nënën e saj e cila e ka rritur me shumë dashuri. Në një pjesë të tekstit Rita dëgjohet tek thotë se kur po kalonte një periudhë të vështirë nëna i tha “mos qaj zemra ime, se në vena ke gjakun tim”.

Këngëtarja është shprehur se kishte kohë që dëshironte t’i dedikonte nënës së saj një këngë, por kur u realizua ky projekt këngëtarja u shpreh se më në fund ishte në gjendje të shprehte dashurinë që ka për nënën e saj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo