Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Ademaj u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.
Sipas mediave kosovare mësohet se autori i vrasjes së Ademajt, Granit Plava, pasi bëri me dije se ishte bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili i premtoi 30 mijë euro për vrasjen e të resë, së fundmi ka deklaruar në polici se në momentin që ai shkrepu armën në automjet ndodhej dhe Murseli.
Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar ditën e vrasjes së Liridonës dhe i ka kërkuar që të kryhet krimi.
“Në ditën e vrasjes më ka thirrur në Ëhatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me veturën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë xhiro tek Liqeni i Radoniqit. Aty është prishë goma e veturës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava, teksa më tej ka theksuar se në momentin që ka shkrepur armën mbi trupin e viktimës në automjet ndodhej Murseli, ndërsa fëmijët e çiftit nuk i kishte parë.
“Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, ka thënë ai.
DINAMIKA E NGJARJES/ SI NDODHI VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT
Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.
Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Plava deklaroi më herët para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo