Lajme

Sot votimi i kryeministrit shqiptar, Vuçiç shkon në Shkup dhe flet kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë të shtunën në Akademinë për Shën Savën. Atë e kanë pritur Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri në largim Dimitar Kovachevski.

Aty Vuçiq ka folur për popullin maqedon duke thënë se serbët s’kanë popull më të afërt se ta. Nesër në Maqedoni pritet të votohet Qeveria kalimtare e Maqedonisë së Veriut ku në krye të saj do të jetë Talat Xhaferi.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që me maqedonasit të ndërtojmë marrëdhënie sa më të afërta, nuk kemi ( popull), më të afërt Ne nuk kërkojmë asgjë, nuk kërkojmë asgjë, i duam vëllezërit dhe motrat tona maqedonase dhe besoj se kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi më 1 mars, për lejet e përbashkëta të punës dhe tregun e vetëm të punës, do të kontribuojnë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Më tej, ai ka goditur Parlamentin Evropian që po përgatit rezolutë për zgjedhjet e manipuluara në Serbi.

Me këtë rast ka ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se pesë shtetet e BE’së nuk po dëgjojnë Parlamentin Evropian për ta njohur atë.

“A e dini cili ishte rekomandimi i fundit i Parlamentit Evropian? Ishte një rekomandim për vendet që nuk e njohën Kosovën e pavarur të njohin Kosovën e pavarur. Imagjinoni sikur t’i dëgjonin Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja ose Sllovakia. Për fat, askush nuk po i dëgjon”.

Presidenti serb ka folur për serbët e Maqedonisë së Veriut duke thënë se “së paku dy herë në muaj flet me ta”. Ndërsa, ka theksuar se ata gëzojnë respekt në këtë shtet.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo