LifeStyle

“4 javë pas lindjes isha në punë”, rrëfimi i rrallë i Jorida Tabakut: Më ndihmoi shumë bashkëshorti

Një ndër deputetet më elegante të parlamentit, por pakkush nga publiku e di se Jorida Tabaku është nënë e dy binjakeve që i solli në jetë në vitin 2017.

Ato u quajtën Arba dhe Iris dhe për pak muaj mbushin 7 vjeç dhe një djali më të vogël të quajtur Dren.

Ditën e sotme Tabaku ka rrëfyer se pas lindjes është kthyer në punë pas javës së katërt, pasi u emërua zv/kryetare e komisionit të ekonomisë.

“Sigurisht që dy gjyshet janë gjithmonë ndihmesë, edhe mami im edhe mami i bashkëshortit tim që gjithmonë janë në mbështetje. Po unë jam rikthyer në punë në 2017 vetëm pak javë pas lindjes. Në javën e pestë unë kam qenë në punë. U bëra zv/kryetare e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë që kishte dhe një ngarkesë të jashtëzakonshme edhe për të lexuar. Bashkëshorti im e mori lejen time timen dhe e ka shfrytëzuar ai këtë dhe ai ka punuar më pak atë vit dhe e kemi ndarë. Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme që ti gjithë natën të rrish pa gjumë, të ushqesh dy binjake dhe në orën 8 të jesh në punë, të jesh edhe e krehur edhe e veshur, të jesh edhe e qeshur dhe të përballesh me kundërshtarin”, rrëfeu Tabaku.