Pas Besart Zenelit dhe Miss Rose, në shtëpi kanë hyrë dy ish-konkurrente.
Bëhet fjalë për Vesa Vllasaliun dhe Kader Kicajn, të cilat do të qëndrojnë brenda për 24 orë.
Me të parë vajzat, finalistët janë gëzuar tejet shumë, e madje kanë filluar edhe të qajnë nga emocionet.
Lumbardh Salihu po ashtu u befasua kur pa të dashurën e tij, me të cilën do të qëndrojë edhe një natë bashkë.
Nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet e shumta ndërmjet tyre, të cilët nuk u ndanë për asnjë moment me njëri-tjetrin.
Çifti nisi lidhjen brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe tashmë kanë bërë plane edhe për jashtë.
Madje, në disa raste e kanë përmendur edhe martesën, por që pritet të shihet se si do të shkojë kjo marrëdhënie.