Shqetësimet se lufta e Rusisë drejt Ukrainës do të vazhdojë dhe do përshkallëzohet është i madh. Nuk janë pak ata që mendojë se ka rrezik se Rusia do nisë një luftë me vendet anëtare të NATO-s.
“Lufta e madhe mes Perëndimit dhe Rusisë rrezikon të shpërthejë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, – kështu ka deklaruar shefi i zbulimit të jashtëm të Estonisë, Kaupo Rosin.
Ai u bashkohet zyrtarëve të tjerë të vendeve të NATO-s, të cilët u bëjnë thirrje shteteve të tyre të bëhen gati për të luftuar me rusët.
“Kremlini me shumë gjasa po i paraprin një konflikti të mundshëm me NATO-n gjatë dekadës së ardhshme që mund të ishte një sulm ushtarak në shtetet Baltike apo kudo tjetër.” – tha Rosin.
Shefi i inteligjencës estoneze e konsideron thuajse të pamundur që lufta të nisë brenda pak vitesh, pasi për momentin Moska është e përqëndruar tek Ukraina.
Rosin thotë megjithatë se gjithçka mund të ndryshojë pas rikonfirmimit të Vladimir Putinit për një tjetër mandat si president i Rusisë në zgjedhjet e Marsit të këtij viti, kur nuk përjashtohet mundësia të nisin përgatitje të vrullshme për luftë një luftë të gjatë me perëndimin.
Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u bë zyrtari më i lartë i aleancës që kërkoi të nisin përgatitjet edhe për një luftë të mundshme me Rusinë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo