Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i madh” organizoi një lojë për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Secili prej tyre duhet të zgjidhte një nga banorët që dëshiron ta imitojë.
Teksa secili zgjodhi nga një banor për të imituar, Romeo vendosi të imitojë Riken, dhe pikërisht këtu filloi agravimi mes banorëve në shtëpi.
Në momentin kur Romeo po bëhej gati për të imituar Riken, kjo e fundit shpërtheu ashpër ndaj tij pasi nuk i pëlqeu mënyra sesi Romeo po bënte grimin për të ngjasuar me atë.
Pavarësisht se të gjithë banorët e morrën me sportivitet situatën, Rikja ishte e vetmja që u ndje e ofenduar, duke filluar më pas debatin me tone të ashpra me Romeon.
E më pas teksa bisedonte me Meritonin, ky i fundit u shpreh se çështja u ekzagjërua shumë prej Rikes. Dhe aty shpërtheu çdo gjë. Rikja filloi të ofendonte Meritonin, duke i kërkuar ‘llogari’ pse ai duhet të ndërhynte në një çështje që nuk kishte lidhje.
Mes tensioneve, Rikja bashkë me vajzat e tjera e kanë prekur Romeon aty ku çdo mashkull nuk e lejon të ngacmohet: te burrëria. Ato iu drejtuan Meritonit se nuk është një burrë.
Ky i fundit, tepër i inatosur, është ngritur në këmbë dhe ka hequr rripin e pantallonave për të treguar burrërinë, por për vajzat ky veprim i papritur u përcoll si një ‘shenjë dhune’ ndaj tyre.
E teksa të gjitha u sulën ndaj tij, më e prekura ka qenë Rikja e cila teksa mbahej nga banorët e tjerë, ka shpërthyer në lot dhe ofendime ndaj Meritonit ku i ka premtuar se do të jetë ajo që do ti veshi atij një fustan dhe ti tregoj sesa burrë është.
Sa i përket publikut, pjesa më e madhe e tyre i ka dhënë të drejtë Meritonit pasi është banori që provokohet më shumë në atë shtëpi, dhe pasi ai reagon, të gjithë viktimizohen për të kapur Prime-n.
lokimagazine