Parashutisti Arbër Xhaja ka zbuluar personin që dërgoi dronin për Heidin dhe Romeon.
Teksa ishte i ftuar në një lidhje me Skype në ‘Fun Club’, ai tregoi se droni ishte porosi nga një vajzë që jeton në Itali, mirëpo nuk tregoi identitetin e vajzës dhe sqaroi se droni nuk ka lidhje me Jetmirin, ashtu sikurse u aludua në rrjet.
Kujtojmë se në atë dron shkruhej:
“Stop maskilizmit, Romeo Fallco! Heidi hap sytë”
Heidi u pa e habitur dhe e shqetësuar pas mbërritjes së dronit, ndërsa Romeo hyri sërish në shtëpi pas leximit të tij duke e injoruar atë çka shkruhej në të.
Pas dronit, Heidi u shpreh se nuk ishte ndikuar, por as edhe nga banorët e tjerë. Ndërsa Romeo u shfaq i prekur nga ai dron dhe qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur.
lokimagazine