Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” nisi ndryshe nga sa ishin mësuar të shihnin ndjekësit e spektaklit gjatë këtij sezoni.
Por për shumë shikues, hapja e mbrëmjes solli menjëherë ndërmend finalen e “Big Brother VIP Albania 5”, e zhvilluar vetëm pak muaj më parë.
Ashtu si në BBVIP, edhe finalja e Ferma VIP nisi me një performancë muzikore ku artistët pjesëmarrës në reality show u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, njëri pas tjetrit, duke krijuar një atmosferë festive që parapriu nisjen e garës për çmimin e madh.
Ngjashmëria nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës vunë re se koncepti i hapjes ishte thuajse identik me atë të përdorur në finalen e BBVIP 5.
