ShowBizzz

A e keni parë Adelinën Ismaili me veshje të Rugovës? Duket kaq bukur

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka treguar shpesh me krenari prejardhjen e nënës së saj nga Peja.

Ajo vazhdon të mbajë afër traditat dhe kulturën e trevës nga vinte e ëma, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Adelina është shfaqur e veshur me kostumin tradicional të Rugovës, një paraqitje mbreslënëse. Veshja tradicionale i ka dhënë një pamje të veçantë dhe elegante artistes.

Ndërkohë, në jetën private, Adelina është nënë e një djali. Ajo ka festuar së fundmi edhe 18-vjetorin e lidhjes së saj me bashkëshortin, Valin.

Të Ngjashme