Mbrëmjen e sotme në “Ferma VIP” është komentuar raporti mes Mozës dhe Zhakut, një histori që duket se ka mbetur pezull prej vitesh.
Të dyja kanë folur hapur për marrëdhënien që kishin dikur, teksa Moza tregoi se Zhakun e ka konsideruar një nga shoqet më të afërta. Sipas saj, gjithçka ndryshoi pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
Moza u shpreh se pas divorcit, Zhaku krijoi një lidhje me ish-partnerin e saj, gjë që e ka bërë të pamundur vazhdimin e miqësisë mes tyre. Ajo tha se nuk mund ta quajë më shoqe një person që lidhet me ish-bashkëshortin e saj, shkruan Kosovarja.

