ShowBizzz

A ju kujtohet Flaka Vitaku? Shkëlqen si nuse…

Dikur prezantuese e lajmeve, sot Flaka Vitaku punon si juriste. Ajo para pak vitesh e la botën e televizionit dhe prej kohësh qëndron larg vëmendjes publike.

Megjithatë, martesa e saj elegante ka bërë që Flaka të rikthehet në vëmendje.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë, në një ceremoni ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq dhe kolegë. Flaka është shfaqur elegante në ditën e saj të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Pamjet nga ceremonia tregojnë ish-prezantuesen në një paraqitje të kuruar, duke sjellë një tjetër moment nga jeta e saj larg ekranit.

Të Ngjashme