Suanita ishte një nga banoret e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”. Ish-këngëtarja u komentua pozitivisht për paraqitjen e saj gjatë qëndrimit në reality show, ku u bë një nga personazhet e njohura për publikun.
Pas përfundimit të “BBVK”, ajo është shfaqur më rrallë si në ekran, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Megjithatë, Suanita vazhdon të ndajë herë pas here momente nga përditshmëria e saj.
Në paraqitjet e fundit, ajo duket se vazhdon t’i kushtojë rëndësi pamjes së saj dhe shfaqet në formë të mirë. Suanita vazhdon të duket bukur dhe të shkëlqejë, shkruan “Kosovarja”.

