Sa herë që kujtojmë fëmijërinë, një nga gjërat e para që na vjen në mendje është ushqimi i përgatitur nga nëna.
Buka e saj, aroma që mbushte shtëpinë dhe shija e ushqimeve të përgatitura me kujdes janë kujtime që mbeten gjatë gjithë jetës.
Sekreti nuk qëndronte vetëm te përbërësit apo mënyra e gatimit, por te dashuria me të cilën ajo i përgatiste. Çdo kafshatë kishte përkushtim, kujdes dhe ngrohtësi familjare.
Prandaj, sado ushqime të shijshme të provojmë gjatë jetës, buka dhe ushqimi i nënës nuk harrohen kurrë. Sepse disa shije nuk zëvendësohen dot!
