Modelja dhe personazhi publik Rike Roçi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur rreth disa nga deklaratave dhe lajmeve më të përfolura për të.
Mes të tjerash, ajo ka sqaruar një rrëfim të saj të mëparshëm me titull “Tradhëtohem gjithmonë”, duke shpjeguar se bëhej fjalë për përvoja si në marrëdhëniet dashurore, ashtu edhe në ato miqësore. Ajo ka pranuar se ka përjetuar tradhti, por ka zgjedhur ta falë atë.
Gjatë intervistës, Rike Roçi ka ndarë detaje edhe për jetën e saj sentimentale, duke zbuluar se prej kohësh është në një lidhje dashurie të cilën ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
“Jam e lidhur prej kohësh. Jetën time e mbaj të mbyllur, jam e lumtur, e stabilizuar. Jam e përqendruar shumë në punën time. Nuk është në Shqipëri, është jashtë”, është shprehur ajo.
Teksa ka vlerësuar shkallën e lumturisë së saj në këtë periudhë, ajo ka treguar se ndihet 9 nga 10, ndërsa ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë nënë. “E lumtur jam 9 nga 10, mungon shtatzënia. Ajo është gjëja që mund të më kompletojë. Dua dy fëmijë”, ka deklaruar Rike Roçi.
