ShowBizzz

A ju nxi syri në koncertin e Luizit? Tan Brahimi sqaron se ku u aksidentua dhe si e nxorri shpatullën

Aktori Tan Brahimii cili ishte dhe pjesë e BBV3,në një intervistë për “Glamur Zone” ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në aksidentitn qëkishte pësuar disa ditë më parë.

Ai hodhi poshtë zërat se incidenti ku ai u lëndua fizikisht kishte ndohur në Kosovë gjatë një koncerti të Luizit.

Pyetej: Je përfolur shumë në portale kohët e fundit për një aksident që të ka ndodhur gjatë qëndrimit tënd në Kosovë, e më konkretisht në koncertin e Luizit. Madje po të shoh edhe syrin e nxirë. Çfarë ka ndodhur?

Tan Brahimi: Natën e daljes nga Big Brother dola me shoqërinë dhe konsumuam alkool, por unë nuk pi asnjëherë. Mua më rrëshkiqi këmba, më doli shpatulla nga vendi, u nxita te syri dhe një pjesë e krahut. Kjo ndodhi përpara se të shkoja në Kosovë. Dua të sqaroj se në koncertin e Luizit, shkova sepse më ftoi klubi ku ai këndonte. Isha me familjen. Njerëzit u afruan për foto dhe ma dhanë dorën shumë fort, më doli prap shpatulla nga vendi. Mu desh të shkoja në spitalin e Kosovës, dhe postova një foto me humor.