Seriali i njohur “Kafeneja Jonë” ende nuk ka rifilluar xhirimet.
Indeksonline ka kontaktuar producentin e serialit, Shkumbin Istrefi, për të marrë vesh nëse ekipi ka nisur punën për episodet e reja.
“Jo, ende jo. Ju lajmërojmë kur të ketë diçka të re”, ka deklaruar shkurt Istrefi për Indeksonline.
Kështu, për momentin nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e xhirimeve, ndërsa fansat duhet të presin njoftimet e radhës nga produksioni.
