ShowBizzz

A po rikthehet Leonora Jakupi në “Big Brother VIP Kosova”?

Tashmë ka nisur të flitet gjithandej për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë në vjeshtë.

Ende nuk është bërë e ditur saktësisht se kush do të jetë në karriget e opinionistëve.

Megjithatë, me shumë gjasa Leonora Jakupi nuk do të rikthehet në pozitën që mbajti vitin e kaluar, shkruan “Kosovarja”.

Mbetet të shihet se cilët emra do të përzgjidhen për rolin e opinionistëve dhe çfarë risish do të sjellë edicioni i ri i këtij formati.

Të Ngjashme