Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten e propozuar për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, do të mbajnë sot një tubim të përbashkët politik.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Abdixhiku përmes një njoftimi publik, ku ka treguar se aktiviteti i quajtur “Tubimi i Bashkimit” do të nisë në ora 18:00.
Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku bëri të ditur se Osmani do të jetë bartëse e listës zgjedhore të partisë dhe kandidate për presidente, ndërsa ai do të garojë për postin e kryeministrit në zgjedhjet e 7 qershorit.
