E preferuar nga turistët e huaj për panoramën magjepsëse dhe qetësinë që ofron liqeni i Shkodrës, Shiroka vijon te jetë e vizituar edhe në këtë prag dimri
“Jam nga Italia. Është hera e parë që vij. Kemi vizituar kështjellën Rozafa dhe këtu po më pëlqen shumë Liqeni. Jemi sëbashku me familjen. Do qëndrojmë 4 ditë në Shkodër”, tha një turist.
“Jemi nga Belgjika, hera e parë që vij. Panorama këtu më pëlqeu shumë. Do qëndrojmë pak ditë”, u shpreh një turiste.
Shiroka mbetet një nga destinacionet më të dashura edhe për vetë shkodranët. Për ta, ajo është më shumë se një pikë turistike pasi është pjesë e pandashme e kujtimeve, traditës dhe identitetit të qytetit.
“Shiroka është e këndshme, e shfrytëzojmë kur jemi pushim. Është një destinacion i pëlqyer shumë nga të gjithë”, tha një qytetar.
Disa vijnë për të shijuar pamjen e liqenit, të tjerë për një shëtitje në ajrin e pastër apo thjesht për të gjetur pak qetësi larg zhurmës së përditshme.
Sepse Shiroka mbetet e preferuar në çdo stinë, një bukuri që Shkodra e ka gjithmonë pranë dhe që vizitorët e zbulojnë me kënaqësi, pavarësisht motit.
Gazetar: M. Gjoni
