Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka se do të kthejnë seriozitetin në politikë, dinjitetin në institucione e shpresën tek qytetarët.
Ai në “tubimin e bashkimit” ku Vjosa Osmani është rikthyer në këtë parti, ku do të jetë bartëse e listës dhe kandidat për presidente, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për politikan që kërkojnë përqindje për vete, por për të atillë që japin gjithçka për vendin.
“Ky bashkim duhet të jetë më shumë se një ngjarje, një zotim se do ta kthejmë seriozitetin në politikë, dinjitetin në institucione dhe shpresën e qytetarëve në Republikën e Kosovës. Kosova nuk ka nevojë për politikan që kërkojnë përqindje për vete,por për të tillë që japin gjithçka vendin. Kosova ka nevojë për njerëz që e kuptojnë peshën e kësaj kohe dhe barrën që ka rënë mbi ketë brez politik. Kjo që po nisim sot, nuk mund të jetë vetëm një fushatë, nuk mund të jetë vetëm një garë për pushtet, kjo duhet një lëvizje e madhe shprese për Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku në fjalimin e tij./teve1.info/
