Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas kritikave dhe akuzave që i janë dhënë kësaj partie pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit, ku kjo parti doli e treta më 18 ulëse në Kuvend.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka thënë se strukturat e partisë nuk bien pre e propagandës anti-LDK, që siç i ka cilësuar ai të zakonshme.
Ai ka thënë se struktura e dinë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen.
“Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen. Mbi të gjitha, nuk lejojnë që mundi e puna e tyre e përditshme të shpërdorohen e rezultatet t’u injorohen. Janë falënderues. E kur ke njerëz të tillë pas vetes, është e lehtë t’i përfaqësosh me dinjitet e respekt”, ka shkruar ai pas një takimi në Shtime.
Arben Gashi, Avdullah Hoti e Agim Veliu kanë qenë nga figurat e LDK-së që kanë kërkuar përgjegjësi e reflektim pas rezultatit të 7 qershorit./teve1.info/
