Lajme

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Rainer Rudolph.

Në njoftim shtohet se, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.

‘‘Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.

Kryetari Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset.

Të Ngjashme