Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përcjellë një mesazh për bashkim dhe unitet brenda partisë, përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale.
Abdixhiku është zotuar se do të punojë për afrimin e të gjitha grupeve dhe individëve brenda LDK-së, duke përfshirë edhe ata që janë larguar apo kanë qëndruar pasivë ndër vite.
“Do t’i bashkoj të gjithë. Ata që kanë qëndruar gjithmonë, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë”, ka shkruar ai.
Kreu i LDK-së theksoi se partia ka qenë gjithmonë më e madhe se individët dhe se sipas tij, ka ardhur koha që ajo të rikthehet si “shtëpi e përbashkët” për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj.
