Lajme

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit kryeministër i Kosovës.

“Shprehim gatishmëri që LDK të jetë aktive aq sa i takon në formimin e institucioneve.Sot kamë marrë një letër ftesë për takim nga kryetari i LVV-së. Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës, tha Abdixhiku, pas mbledhjes së LDK-së.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për parimet, ndërsa ka thënë se takimi i cili ende nuk është caktuar koha e dita, siç ka thënë Abdixhiku do të jetë i pari me Kurtin pas procesit zgjedhor.

Abdixhiku ka thënë se duhet të provojnë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Të Ngjashme