ShowBizzz

Adelina Ismaili rikthehet me projekt të ri me DJ Gimbo

Adelina Ismaili po përgatitet të rikthehet me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me DJ Gimbon.

Kënga e re mban titullin “Jarnane” dhe pritet të publikohet zyrtarisht të enjten, më 27 gusht, në orën 18:00.

Të lidhura

None found

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes rrjeteve sociale, ndërsa njëkohësisht kanë publikuar edhe pamje nga videoklipi i këngës.

Në materialet e publikuara, Adelina Ismaili shfaqet me një stil atraktiv dhe me një paraqitje që ruan elementet e saj karakteristike artistike.

Bashkëpunimi me DJ Gimbon pritet të sjellë një kombinim të veçantë muzikor, duke bashkuar eksperiencën e Adelina Ismailit me stilin e DJ-it nga Istogu.

Publikimi i “Jarnane” po pritet me interes nga fansat, veçanërisht pasi Ismaili vitet e fundit është distancuar disi nga muzika dhe ka sjellë më rrallë projekte të reja.

Tashmë, të gjithë sytë janë te 27 gushti, kur kënga dhe videoklipi do të publikohen për publikun.

Të Ngjashme