Mbrëmjen e sotme, në spektaklin Ferma VIP, i ftuar special është gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta.
Gjatë intervistës në studio, ai u pyet nëse do t’i rikthehet ekranit me projekte dhe emisione të mëdha televizive. Krasta u përgjigj shkurt: “Koha flet.”
Moderatori i njohur zbuloi gjithashtu se kjo është hera e parë që merr pjesë në një format reality show, shkruan Kosovarja.
Në vijim të mbrëmjes, Adi Krasta pritet të hyjë brenda fermës, ku do të takojë nga afër banorët e Ferma VIP.
