ShowBizzz

Adioni i dergon burrat ne Malesi, a u dha fjala?

Adioni ka ndarë disa fotografi të reja pranë Fabjolës dhe prindërve të tyre, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjet.

Pamjet janë realizuar në Malësi të Madhe, ndërsa dyshja shfaqen mjaft të afërt dhe të lumtur pranë familjeve. Me këtë postim, Adioni duket se ka lënë të kuptohet se raporti me Fabjolën po vazhdon seriozisht edhe jashtë spektaklit.

Ajo që mori më shumë vëmendje ishte momenti kur ai publikoi edhe shtrëngimin e duarve të prindërve, detaj që ngriti menjëherë dyshimet tek fansat për një hap më të madh në lidhjen e tyre.

Mos vallë kjo ishte një shenjë e një fejesë të afërt?

Të Ngjashme