ShowBizzz

Adioni tha se janë takuar familjet, vëllai i Olës thyen heshtjen dhe e nxjerr blof: Të gjitha gënjeshtra!

Pak orë nga reagimi i Adionit i cili tha se familja e tij dhe e Olës janë takuar e çdo gjë është në rregull, familjarët e fermeres hedhin poshtë fjalët e ish-fermerit duke nxjerr në pah të vërtetën.

Familjarët e modeles kanë reaguar duke përgënjeshtruar Adionin, për të cilin thonë se ka shpërndarë lajme të rreme.

Të lidhura

None found

“Përshëndetje! Ky është lajm i rremë, Fabian Elezaj (im shoq) nuk ka takuar as kontaktuar asnjë familjar të Adionit dhe as atë personalisht! Çdo pretendim nga ana tjetër është gënjeshtër, faleminderit!”, shkruhet në mesazhin e mbërritur në portalin Kryefjala.

Ka qenë kunata e modeles ajo që ka reaguar kundër pretendimeve të producentit, i cili në një lidhje telefonike për “Andale” tha se me daljen e tij nga “Ferma Vip 3” çdo gjë ka shkuar mirë. Madje ai me bindje të plotë shtoi se njohja me modelen Fabiola Elezaj do të vijojë sapo ajo të mbyllë rrugëtimin e saj në “Ferma Vip 3”.

“Po flas në emër të bashkëshortit tim, se nuk dua që emri im të përfshihet dhe sinqerisht nuk duam të përfshihemi të gjithë si familje, por ngaqë po bëhen deklarata duke na përfshirë edhe ne u ndjemë të detyruar t’i përgënjeshtrojmë!”, vijon më reagimi i bërë nga kunata e modeles.

Të Lidhura:

  1. “Shikoni ça i keni bo çikës”/ Reagon për herë të parë Adioni pasi Ola quajti Arbanën “kuçkë”
  2. Pas daljes nga ‘FermaVIP’, Adioni takon vëllain e Olës
  3. “Nuk kemi nuse”/ Pra, Capital T ende nuk e ka prezantuar Adrolën me familjen e tij? (VIDEO)
  4. “Ajo i gjeti disa mesazhe”, në pritje të fëmijës së parë së bashku, Megan Fox dhe MGK ndahen sërish

Të Ngjashme