Një 47-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Baranë të Malit të Zi.
Sipas njoftimeve që po qarkullojnë, viktima është Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar.
Lajmi për aksidentin është raportuar nga mediumi malazez “Vijesti”, i cili i është referuar Policisë së Malit të Zi, transmeton “Bota sot”.
Në aksidentin që ndodhi në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, rreth orës 15:45, u përfshinë dy automjete, ndërsa përveç viktimës, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.
