ShowBizzz

Adriana Matoshin nuk do e shihni më në serialin “Sha je be tu folën”

Adriana Matoshi është njëra nga aktoret më të dashura e më të pëlqyera nga publiku.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë një njoftim në rrjete sociale duke treguar se nuk është më pjesë e serialit “Sha je be tu folën”.

“Përshëndetje të gjithëve, ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e serialit “Sha je be tu folën”, u shpreh ajo.


Tutje, artistja nga Gjilani ka falënderuar ekipin, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se përse është larguar.

“I falënderoj të gjithë aktorët dhe ekipin e serialit. Shihemi së shpejti në projektet e radhës”, vazhdoi tutje Matoshi.