Lajme

Adriatik Dosti-Ramës: A nuk të mjaftuan Batoni e Berati, tani e more edhe Vlerën?

Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas emërimit të Vlera Gjakovës si këshilltare e re e shtypit.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Dosti ka kritikuar vendimin e Ramës për të emëruar në pozita të rëndësishme persona nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Me titullin “Iku Vlora… erdhi Vlera”, opinionisti ka shprehur pakënaqësinë e tij për këto emërime, duke i cilësuar si përzgjedhje me qëllime të caktuara politike.

Dosti ka përmendur edhe disa emërime të mëparshme të zyrtarëve nga Kosova në institucionet shqiptare, ndërsa ka vënë në pikëpyetje motivet e kryeministrit Rama për përfshirjen e tyre në pozita të larta shtetërore.

Në fund të reagimit, ai ka theksuar se nuk beson që këto vendime burojnë nga dashuria dhe respekti për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shkrimi i plotë:

Iku Vlora… erdhi Vlera.

Vlera Gjakova quhet këshilltarja e re e shtypit, e emëruar nga kryeministri ende në detyrë (ufffffff) i Shqipërisë… Rama.

Pa u harruar dot ende historia e Vlorës që sapo iku… ja tek na shfaqet Vlera… që sapo vjen.

Po mirë, a derëzi, nuk të mjaftuan gjithë ata papagaj-shtypi që ke rreth vetes, që nga Faqeziu – Fevzi, tek kameleoni Frrok, tek sharlatanët Berat & Baton… tek Kol Kyçi… Merua, M. Nanua, Rakipi, Carlua Vangjeli, Hila, Dudushi etj. etj…. por vajte e zgjodhe dhe e more Vlerën deri në Shkup?

Apo i dëgjove emrin e beson se, siç e ka emrin, ashtu edhe do të jetë për ty “Vlerë”?

Po mirë, a derëzi… hajde se po themi që s’e deshe mashkull, se ata të kanë ardhur “në majë të hundës”…

Po as Rudina Xhung- la s’ta mbushi mendjen… as Grida, as Irisi e as ajo Brseida Gjikondi, apo qoftë edhe sikur të riktheje Delinën tënde e të Çuçit…

Po nuk të mjaftonte Zeqineja e Roskovecit, ndaj dhe vajte e more edhe një tjetër Zeqo në Shkup…

E ke të poshtër, me paramendim dhe qëllim të keq këtë idenë tënde idiote të marrjes “borxh” të ministrave e ministreshave apo drejtorëve e zyrtarëve të lartë nga Kosova e tani edhe nga North Macedonia….

Ti gjoja e bën për “shqiptari”, por vështirë të besojmë sot unë e çdo lloj tjetër shqiptari me gjak shqiptar e jo gjakprishur si puna jote, se ti e do Shqipërinë e shqiptarët…

Mënyra se si po sillesh me ta e me protestat e tyre kundër teje këta muajt e fundit më shtyn të shkruaj… no comment… dhe litarin pas qafe pak e ke.

Sepse ç’ke marrë e ç’ke provuar të kanë nxjerrë bllof… pa diskutuar faktin që, së pari, ata kanë dëshmuar thellësisht paaftësinë e tyre dhe kanë turpëruar vendin e popullin e tyre.

Ndaj druaj fort se këto lloj përzgjedhjesh të poshtra të tuat janë si thikë pas shpine ndaj shqiptarëve të Kosovës, të N. Macedonia e nesër edhe të Malit të Zi.

Thjesht që ti t’u thuash nesër shqiptarëve të Tiranës… i doni ju ata… ja pra, këta janë ata që doni ju.

Dhe tek kujton radhazi ish-ministren e arsimit Besën, ish-ministrin e jashtëm Gentin, ish-shefen e SHISH-it… Vlorën, këshilltarin tënd politik Batonin, atë ish-drejtorin e Portit të Durrësit etj. etj…. të gjithë të paaftë e dështakë… për një çast mendon me një lloj naiviteti… ore, vërtet kaq të këqij e të paaftë qenkan këta shqiptarët e Kosovës a të Maqedonisë së Veriut… apo i zgjedh kastile ky kodoshi ynë… se të tillë i duhen për qëllimet e veta e të mbrapshta që ka…

Se të mendosh që, fjala vjen, Vlorën e kishin pushuar nga puna Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës për paaftësi e për lidhje të fshehta me shërbimin sekret serb… dhe menjëherë Rama e merr dhe e emëron në krye të shërbimit sekret shtetëror e kombëtar shqiptar… diçka vërtet shumë seriozisht nuk shkon e kërcet fort…

Dhe arrestimi i saj… e dha përgjigjen e vet të saktë.

Të paktën kështu më thotë logjika e ftohtë mua… duke përjashtuar kategorikisht idenë se… Ramës iu hap barku për Kosovën e ra përmbys nga dashuria e respekti për shqiptarët e Maqedonisë apo qoftë edhe atyre të Malit të Zi… s’bën vaki kurrë që… një antishqiptar t’i dojë shqiptarët… kurrën e kurrës!

Të Ngjashme