Lajme

Ahmetaj: Rama u takua sot me Ballukun te “Vila e kuqe”, ja çfarë diskutuan

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është takuar me Belinda Balluku te “Vila e Kuqe”, në një kohë kur studentët vijojnë protestat në Tiranë.

Në një intervistë në emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se Rama ka zgjedhur të konsultohet me Ballukun dhe jo me zërat racionalë që kanë mbetur brenda Partisë Socialiste.

“Për më tepër, duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen. Nuk pranon të konsultohet me mendjet racionale të mbetura brenda Partisë Socialiste. Është konsultuar me plaçkitësen te vila e kuqe, verifikojeni”, deklaroi Ahmetaj.

Gjatë intervistës, ish-zëvendëskryeministri komentoi edhe protestën e studentëve, duke deklaruar se mandati i katërt i Ramës do të shënojë fundin e tij politik.

“Sot, kush flet për dëmtim duhet të numërojë vjedhjet e plaçkitëses (Belinda Balluku), drogën që kanë futur me lejen e kreut të organizatës (Edi Rama), tenderat e rrugëve, të ndërtimit. Pse ia hedhin fajin popullit?”, tha ai.

Arben Ahmetaj: Mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike dhe kam thënë që do të ketë një shpërthim, sepse populli ka qenë në kërkim të një shpirti të vet dhe e ka gjetur.

Sot, kush flet për dëmtim duhet të numërojë vjedhjet e plaçkitëses (Belinda Balluku), drogën që kanë futur me lejen e kreut të organizatës (Edi Rama), tenderat e rrugëve, të ndërtimit. Pse ia hedhin fajin popullit? Ky e vrau politikën për breza.

Do të isha naivi më i madh të besoja se ndonjë nga ish-kolegët e mi… Nuk pres që t’u çojnë një copëz arsye. Për më tepër, duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen.

Nuk pranon të konsultohet me mendjet racionale të mbetura brenda Partisë Socialiste. Është konsultuar me plaçkitësen te vila e kuqe, verifikojeni. Unë mendoj sot se të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka ndodhur, është një mesazh. Nuk ka paqe në një shtet me në krye kreun e organizatës. /

Të Ngjashme