Salioni u eliminua nga “Love Island” sot, pasi Denisi zgjodhi Aishahn si parteren e tij dhe ai mbeti single.
Ishullorët mbetën të habitur nga largimi i papritur i konkurrentëve, teksa disa prej tyre ishin edhe në lot, përfshirë Aishah-n.
Disa nga komentet e ishullorëve për ngjarjen:
“Amadea: Mendova që do kishte pak kohë që të bëntë një vajzë tjetër përvete ishte e papritur.
Aleksandros është mërzitur shumë dhe ka shpërthyer në lot teksa shprehet: E kisha si vëlla dhe ishte i vetmi person që flisja hapur, ndaja çdo gjë me të.
Aishah i shpreh Salionit: Dua të iki në shtëpi. Nuk e di pse më zgjodhi mua, s’kam folur me të. Unë nuk e pëlqej dhe s’kam tërheqje me të s’mund të rri në një shtrat me Denisin.
Artemis: Ndarja e Salionit ishte shumë e rëndë, na erdhi e papritur por mendoj që na ka zgjuar, do kem më kujdes kur të flas me bombshell tani e tutje.
Harisi: Salioni e kam pasur shokë të mirë dhe u mërzita që po del.”