Lajme

Nata e pestë e protestave në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Edhe sonte, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Nata e pestë e protestave ka nisur me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, në të cilin është vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi” dhe “Liria ka emër”.

Protestat kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët sipas verdiktit të gjykatës u dënuan për vepra të krimeve të luftës.

Të Ngjashme