Lajme

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë me tubimet dhe protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, organizatorët kanë konfirmuar se prezenca qytetare në sheshet e kryeqytetit do të vazhdojë deri në arritjen e synimit të tyre.

“Çfarë populli! Nuk ndalemi. Çdo ditë e çdo natë në shesh, deri në liri. Për çlirimtarët tanë”, thuhet në postimin e platformës “Liria Ka Emër”.

Të Ngjashme