Lajme

Gjendet një i moshuar pa shenja jete në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në qytetin e Pejës, raporton Sinjali.

Media ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për Besim Nushin, i cili është gjetur i pajetë në banesën ku jetonte.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti ende nuk dihen.

Media ka adresuar pyetje në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Të Ngjashme