Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Romes.
Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave.
Të plagosurit janë një nënë së bashku me dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit.
NEWS DASH shton listën me 12 vende të tjera, 15 mijë dollarë garanci për të marrë vizën amerikaneNë vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat transportuan me urgjencë të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
