Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një lokali plot me klientë.
Nga përplasja u plagosën tre persona që ndodheshin në lokal, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Policia arrestoi drejtuesin 45-vjeçar, me shtetësi shqiptare. Testi i alkoolit tregoi 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri i lejuar është 0,25 mg/l.
Shoferi do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.
