Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Sipas të dhënave paraprake, mjeti është përplasur disa herë me barrierat anësore prej betoni dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe gjashtë pasagjerët.
NEWS Nuk arrita as t’i puth për herë të fundit – rrëfimi që të copëton zemrën nga tragjedia në familjen BerishaTë plagosurit janë transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre, pasi morën ndihmën e parë mjekësore, u larguan për në banesë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy dhe bashkëshortja e tij, e cila ka marrë dëmtime të rënda, janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
NEWS Arrestohet 31-vjeçari në Sarandë për kanosje dhe dhunë ndaj ish-partneresSipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat, duke bërë që të rrëshqasë dhe të dalë nga rruga. Policia konfirmon gjithashtu se testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit rezultoi negativ.
NEWS Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet në GJKKO
