Lajme

Gërvalla në Ditën Evropiane të Drejtësisë: Askush nuk është mbi ligjin

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.

Në Ditën Evropiane të Drejtësisë, Gërvalla ka riafirmuar rëndësinë e shtetit ligjor dhe zbatimit të ligjit pa dallim.

“Drejtësia nuk është privilegj i disave, por e drejtë e secilit dhe themel i shtetit ligjor, ku ligji zbatohet pa dallim dhe askush, bash askush, nuk qëndron mbi të”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka theksuar se nuk duhet të ketë kompromis me padrejtësinë dhe as tolerancë ndaj abuzimit me pushtetin.

“Drejtësi. Çdo ditë. Për të gjithë. Drejtësi mbi çdo pushtet, mbi çdo interes, pa asnjë dallim e përjashtim”, ka përfunduar Gërvalla.

Të Ngjashme