Lajme

Aksident i rëndë/ Autobusi përplas një person, niset me helikopter drejt Traumës

Një aksident trafiku me një të plagosur rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë-Sarandë. Ngjarja ndodhi në kthesën për në fshatin Bajkaj, pranë një pike karburanti, ku autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, ka përplasur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë.

Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit fillimisht është larguar nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës.

NEWS  Opozita bojkotoi, Kuvendi miraton rezolutën me 79 vota, shpall Iranin shtet terrorist! Abstenon deputeti Redi MuçiNë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nga testi i alkoolit rezultoi se drejtuesi i autobusit nuk kishte konsumuar alkool, me nivel 0.00 mg/l.

I plagosuri është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gjendja e 65-vjeçarit është e rëndë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Agim Vocka është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar.

NEWS  EMRI/ E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Të Ngjashme