Lajme

Aksident i rëndë/ Makina përplas nga pas motomjetin, drejtuesi i tij niset me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur nga pas me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar të plagosurin në spital për ndihmë mjekësore.

NEWS  Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabimPolicia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të Ngjashme