ShowBizzz

22 emrat e banorëve të sezonit të pestë të Big Brother VIP Kosova (Foto)

Teksa pritshmëritë për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova” janë rritur, një listë me 22 emra të njohur ka nisur të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale.

Lista është publikuar nga opinionisti Olti Curri dhe përmban emrat e personazheve që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Mes tyre bie në sy reperi Fero, i cili prej kohësh ka qenë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Në listë përfshihen gjithashtu Ensar Elshani, i njohur si Fuego, Arlinda Morina, e njohur si Liki, si dhe disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

Sipas listës së publikuar, 22 emrat janë: Ensar Elshani (Fuego), Nora Tushi, Arlinda Morina (Liki), Fero, Behare Maksutaj, Valdet Haziri, Edita Abazi, Fatjone Krasniqi, Rron Isufi, Olga Grigoreva, Vjollca Haxhiu, Adrian Karanderi, Dion Mala, Klejda Mugaj, Sharr Braina, Antoneta Kuçi, Bejta, Fatlum Dreshaj, Bleon Krasniqi, Shqiponja Mustafaj, Nichi dhe Anjeza Gubetini.

Publikimi ka shtuar kureshtjen për kastin e këtij sezoni, veçanërisht për përfshirjen e emrave që kanë qenë më parë në qendër të vëmendjes publike.

Megjithatë, lista mbetet e pakonfirmuar, pasi deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” që të vërtetojë pjesëmarrjen e këtyre 22 personazheve.

Të Ngjashme