Lajme

Aksident i rëndë/ Motori përplaset me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë, plagoset 28-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë.

Si pasojë e kësaj është lënduar drejtuesi i motorit, një 28-vjeçar.

Ai është dërguar në ambientet e spitalit të Durrësit, ndërsa aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Pritet që ai të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një trajtim mjeksor më të specializuar. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme