Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në bulevardin “Ismail Qemali”, pranë zonës së Aleksandrisë në Vlorë.
Një automjet tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Benz” ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
