Lajme

​Sekuestrohen mbi 200 cigare elektrike nën dyshim për kanabis në Merdar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Merdar, pasi në automjetin e tij janë gjetur 204 cigare elektrike, të cilat dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike kanabis.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje në pikë kalimin kufitar në Merdar. I dyshuari mashkull kosovar po lëvizte me automjet me targa të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar cigaret elektrike të dyshuara.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

Të Ngjashme